sdsdsd

SI E DI NËSE TELEFONI IM ËSHTË I PËRSHTATSHEM PËR NDËRRIM?

Për të parë nëse telefoni juaj është I përshtatshëm për ndërrim duhet të shikoni nëse është një nga modelet e listës së mëposhtme: - Samsung Galaxy S6/S7/S8 dhe S6 Edge/S7 Edge/ S8+ - Apple iPhone 6/6S/7 dhe 6 Plus/6S plus/7 Plus
sdsdsd

A KA NDONJË INFORMACION QË DUHET TË SIGUROJ?.

Nevojitet IMEI I telefonit te vjetër që doni të ktheni. Për ta gjetur mund të shtypni *#06#
sdsdsd

SHIKOJ DY NUMRA IMEI NË TELEFONIN TIM, A DUHET TI SIGUROJ TË DY PËR TË BËRË TË MUNDUR NDËRRIMIN?.

Jo, mjafton të keni vetëm njerin prej tyre në formularin që do plotësohet në dyqan.
sdsdsd

XHAMI I TELEFONIT TIM ËSHTË I THYER, A MUNDEM TË NDËRROJ GJITHSESI TELEFONIN?

Jo, telefonat që nuk janë në gjendje pune apo janë të thyer në xham, ekran prekje apo trup nuk mund të ndërrohen. Në dyqanet tona do të kryhet një inspektim I hollësishëm I telefonave përpara se të procedohet me ndërrim.
sdsdsd

SI MUND TË DËRGOJ TELEFONIN TIM TË VJETER?

Telefonin tuaj te vjeter mund ta sillni në dyqanet Smart Point Myslym Shyri dhe Smart Point Sheshi Wilson, ku do të vlerësohet dhe procedohet më tej me ndërrim.
sdsdsd

SI E PËRGATIS TELEFONIN TIM TË VJETËR PËR NDËRRIM? A NEVOJITEN PAKETIMI DHE AKSESORËT ORIGINAL PËR TELEFONIN E VJETËR?

Ju mund të përgatisni telefonin tuaj të vjetër për ndërrim duke: (i) Bërë Back Up të të dhënave tuaja, (ii) Hequr fjalëkalimin tuaj të telefonit, (iii) Mbyllur llogarinë tuaj iCloud/Google ose cdo llogari tjetër që mund të keni, (iv) Fshirë të dhënat personale. Rekomandojmë të ktheni produktin e perdorur bashkë me paketimin dhe aksesorët origjinalë. Sidoqoftë, kjo nuk është e detyrueshme por ndikon në vlerën e vlerësimit financiar
sdsdsd

A MUND TË NDËRROJ MË SHUMË SE NJË TELEFON NË NJË POROSI?

Ju keni mundësi të merrni telefona të rinj për aq telefona të vjetër sa sillni, duke shtuar vlerën e mbetur , dhe duke qene në listën e përmendur më sipër. A mund të marr mbrapsht telefonin e vjetër? Pasi sillni telefonin tuaj te vjetër, nuk do të keni mundësi të rimerrni pasi ai do të mblidhet dhe procedohet nga një palë e tretë.
sdsdsd

CFARË NDODH NËSE KAM TË DHËNA PERSONALE NË TELEFON?

Ju lutemi, te siguroheni që të fshini të dhënat tuaja nga telefoni përpara se të procedoni për ndërrim. Smart Point, partneret e tij, blerësi I ardhshëm apo prodhuesi nuk do të mbajnë pergjegjësi për ndonjë të dhënë që do të mund të kërkoni nga telefoni, dhe as nuk mund të keni kontakt me palët e përmendura më sipër për të marrë apo fshirë informacione nga telefoni I përdorur